Mbushën me kanabis fshatin Lam i Madh në Dibër, në pranga 14 persona nga dy fise! Grupi drejtohej nga kryeplaku i fshatit dhe dy djemtë e tij

28 Janar 2022, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2022-01-28 13:52:37

Dy fise në fshatin Lam i Madh në Dibër, me në krye kryeplakun e fshatit, bashkëpunuan prej 2 vitesh me njëri tjetrin, duke kultivuar sasi të mëdha kanabisi. Me një njoftim për mediat, Policia njoftoi sot se ka vënë në pranga 14 persona, mes të cilëve edhe kryeplakun e fshatit Gëzim Kolecin, i cili ishte edhe personi që ishte në krye të këtij grupi kriminal.