Mbushen me ujë rrugët pranë stadiumit, prindërit marrin në krahë fëmijët për t’u kaluar rrugën

8 Nëntor 2023, 08:18

Reshjet e shumta të shiut kanë mbushur me ujë rrugët pranë stadiumit të futbollit "Niko Dovana" dhe te rruga "Egnatia" që të çon në Currila. Report Tv sjell pamje nga rrugët e mbushura me ujë që kanë krijuar vështirësi për kalimin e qytetarëve.

Në video shihet se si prindërit marrin në krahë fëmijët për t’i kaluar në anën tjetër të rrugës në mënyrë që të shkojnë në shkollën ‘Qemal Mici’.