Mbyllet burgu i Bënçës, 28 policë pranojnë transferim, 28 jo dhe 18 në pritje! Kush refuzon, largohet! Për 30 civilë s’ka nisur transferimi

19 Nëntor, 21:08 | Përditesimi: 19 Nëntor, 21:08

113 punonjës të burgut të mbyllur të Bënçës duhet të transferohen në burgje të tjera. Nga stafi i sigurisë prej 74 policësh, 28 kanë dhënë pëlqim, 28 të tjerë kanë refuzuar dhe pjesa tjetër është në pritje. Zyrtarisht, Burgjet i thanë Report Tv se nuk kanë nisur ende procedurat për transferimin e punonjësve civilë, të cilët po ashtu pritet të shkojnë në burgun e Fierit.

I.M/Shqiptarja.com