Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, krijohet trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit

13 Tetor, 20:34 | Përditesimi: 13 Tetor, 20:34

Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë- Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve edhe në aksin Tiranë- Elbasan. 

Gjatë këtyre ditëve qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut. Ky fluks mjetesh sjell për pasojë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të Elbasanit.

Në këto kushte kërkohet edhe mirëkuptimi i qytetarëve për t'i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë- Durrës.

r.k./Shqiptarja.com