Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet vendore 2023! Begaj: Koha për të treguar pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare

24 Tetor 2022, 17:34

14 maji do të jetë dita kur qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve afatin e fundit që e lejon ligji, ndërsa thotë se është koha që partitë politike të demonstrojnë në këtë proces pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.