Më 25 prill pritet një pjesëmarrje 55-59%, shifër stabël prej muajsh

7 Prill 2021, 22:40 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 22:49:13

55% deri në 59% e shqiptarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill. Kjo është një shifër e cila qëndron stabël që prej matjes së 12 marsit nga Instituti Piepoli  me një rritje të vogël. Ndërkohë që krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit pasi janë 4 apo 5 përqind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dbe tashmë refuzojnë të votojnë.