Me arsenal armësh në banesë, pranga 62-vjeçarit në Lezhë! Sekuestrohet 1 kallashnikov, qindra fishekë, 6 granata dhe 5 ndezëse detonatorësh

18 Prill, 14:26 | Përditesimi: 18 Prill, 14:26

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është zbuluar në një banesë në Lezhë, gjatë një operacioni të befasishëm të Policisë. Në pranga ka rënë një 62-vjeçar, i cili i mbante pa leje, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.

I.M/Shqiptarja.com