Me celular në timon, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë! Siguria në rrugë është e panegociueshme

29 Mars, 12:42 | Përditesimi: 29 Mars, 12:42

Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit.

Kështu shprehet në rrjete sociale Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke treguar me video manovrat e ndryshme rrugore që ndalohen me ligj.

Ai thekson se asnjë drejtues nuk do të tolerohet nëse kapet me celular në timon, pasi siguria në rrugë është e panegociueshme

A.M/Shqiptarja.com