Me dy gishtat lart, Meta uron 8 dhjetorin: Lavdi rinisë studentore

8 Dhjetor 2021, 08:27

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Në Facebook ai ka postuar një video ku duket teksa vrapon, ndërsa më pas ndalet dhe me dy gishtat e ngritur lart thotë: "Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore".