Me një qira super të shtrenjtë, apartamenti i të pasurve ku jeton Ahmetaj ‘trazon’ politikën lokale në Zvicër! Kërkohet interpelancë: Si iu dha banesa?! Është i regjistruar?

4 Qershor, 18:02

Prej gati një viti tashmë në kërkim ndërkombëtar, ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj jeton në qytetin e Luganos në Zvicër, ndërsa qëndrimi i tij ka trazuar edhe politikën lokale. Këshilltarë lokalë kanë thirrur një interpelancë për t’i kërkuar llogari bashkisë nëse ka respektuar procedurat kur i ka dhënë Ahmetajt një prej banesave më luksoze të qytetit, me një qira super të shtrenjtë, ndërsa mediat dyshojnë se Ahmetaj nuk është regjistruar fare si banor ndërsa ligji e detyron.