Me shpejtësi skëterrë në Sauk-TEG, policia ndëshkon shoferët ‘e pabindur! 11heqje patentash, 2 të arrestuar dhe 'lumë gjobash'

2 Tetor 2021, 10:55

TIRANË- Shpejtësia po vret çdo ditë e më shumë shoferë në rrugët e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj, fatkeqësisht raportohet për drejtues mjetesh që lëvizin edhe me 170 km/h , ndoshta edhe më shumë. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesin, në aksin Sauk - Teg, që është ndër rrugët më problematike që përdoret edhe për gara shpejtësi, janë kapur 11 shoferë që lëviznin me shpejtësi 133 km/h deri në 170 km/h, për pasojë u është pezullua patenta 1 muaj deri në 12 muaj.