Me Titos Jochalas: Ju rrëfej komunitetet arvanite të Greqisë nga Atika në Peloponez e Hidra

24 Tetor 2022, 08:00

U thosha arvanitëve: “U’ te ju kam shpirtin tim!”. Gjashtëdhjetë vjet me radhë albanologu grek bëri kërkime për arbëreshët dhe arvanitasit, të cilëve u ka kushtuar studime të shumta dhe një sërë monografish të pasura me të dhëna historike, antropologjike dhe sidomos gjuhësore që dëshmojnë visarin e paçmueshëm që ruhet nga komunitetet arvanite të Greqisë, si Atika, Peloponezi, Hidra dhe vepra për historinë shqiptare.