Me vetëm 25 banorë, fshati Ilias në Vlorë drejt zhdukjes! Banori më i ri i fshatit 50 vjeç, të tjerët pensionistë

10 Tetor 2021, 16:03 | Përditesimi: 10 Tetor 2021, 16:03

Rrugë të boshatisura, shtëpi thuajse të rrënuara, rrugë pa infrastrukturë, mungesë marketesh dhe farmacie. Është kjo pamja të cilën të ofron fshati Ilias i Vlorës, në vitin 2021.

‘Kanë ikur të gjithë, nuk ka mbetur asnjë! Para 90 ishin nëpër punë nëpër zyra, ishte shtetërore çdo gjë’- tha një banorë.

LR/Shqiptarja.com