Meçaj debate të forta me Hajdarmataj: 2013-2014 Lazarati prodhonte 900 ton hashash! Dervishi : Të vendosim pak rendin në studio

23 Dhjetor 2020, 23:03 | Përditesimi i fundit: 2020-12-23 23:08:06

Opinionisti Arben Mecaj dhe ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj janë përfshirë në një debat të fortë  në emisionin "Repolitix" në lidhje me kultivimin e kanabisit në kohën ku 'Lazarati' ishte kthyer në industri botërore. Mecaj bëri në deklaratë të fortë kur tha se sipas një studimi të tij, në 2013-2014 Lazarati prodhonte 900-950 ton hashash, Kjo ka nxitur reagimin e Hajdarmataj duke thënë se të llogarisë sa sipërfaqe ka Lazarati dhe sa ka kapur Italia  e Greqia, duke i cilësuar këto deklarata të pabaza.

Pas debateve të ashpra në studio, është dashur ndërhyrja e Zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, Albert Dervishi  duke thënë që të 'vendoset pak rend në studio".

  •