Meçaj në Report Tv: Berisha ka shpallur UÇK organizatë terroriste

17 Nëntor 2020, 21:57 | Përditesimi i fundit: 2020-11-17 22:00:34

Arben Meçaj i  ftuar në në Repolitix ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha e ka shpallur UÇK organizatë terroriste dhe asnjëherë s'ka pasur qëndrim pozitiv ndaj saj.

"Ai ka qenë jo vetëm agresiv por me deklarata që ka shpallur dhe organizatë terroriste. Fakti që Berisha e shpalli organizatë terroriste është e njohur. Qëndrimi i Berishës ndaj të gjithë grupimit politik ka qenë negativ historikisht. S'ka ndonjë periudhë miqësore midis Berishës dhe Thaçit.

Në këtë periudhë linja politike e Kosovare ishte si lëvizje kandiste. Në Kosovë domosdoshmëria e organizimit të një strukture tjetër. Veprimet e Berishës erdhën nga linjat zyrtare shqiptare duke goditur UÇK fillimisht, Përmes goditjes së UÇK reagimet e para ishin të egra.

Nëpërmjet disa procesecve këto struktura su bënë fare aktive dhe gjithë jetën ushtarake  e mori UÇK.  Faktori UÇK u bë faktor determinues në gjithë jetën politiko shoqërore të Kosovës", tha ai.