Meçe: Azemi s'e dinte që në makinë ishte Fatmir Haklaj, pasi s'do shkonte me pistoletë! Berisha dirigjoi skemën, e dinte që ishte ai shënjestra

8 Tetor 2020, 22:59

Arben Meçe beson se Azem Hajdri nuk e dinte që në makinë parë selisë blu ishte Fatmir Haklaj pasi në të kundërt nuk do të kishte shkuar me pistoletë. Ai sqaron se Hajdari dhe Haklajt ishin në besë dhe se Azemi nuk kishte pse shkonte i armatosur. Për më tepër nëse do të ndihej i kërcënuar nga ata edhe po ta dinte nuk do të paraqitej vetëm më një pistoletë. Për të ishte Berisha ai që dirigjoi të gjithë këtë situatë brenda selisë blu, pasi e dinte që shënjestra e Fatmir Haklajt ishte ai vetë.