Media britanike shkruan për tragjedinë e Himarës: Polici po kryente manovra të rrezikshme me gomone, goditi për vdekje 7-vjeçarjen Jonada Avdia

5 Gusht 2022, 17:42

Media britanike Mirror ka botuar një artikull sa i përket tragjedisë në Himarë ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, për shkak se u përplas për vdekje nga gomonia që drejtohej nga ish shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Në median britanike, përshkruhet ngjarja e tmerrshme që ndodhi në brigjet shqiptare. Imazhi i vogëlushes shqiptare, kryesonte kopertiën e gazetës Mirror e cila më tej sqaron se Jonada e vogël kishte lindur në Britaninë e Madhe dhe familja e saj jetonte prej dy dekadash në Barking të Londrës.