Fatmir Mediu i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt duke i thënë se nëse nuk e dinë historinë e shtëpisë së tyre, nuk mund të bëjnë historinë e një shtëpie të përbashkët. Ndër të tera thotë se opozita 30 vjeçar e ka bërë krenar shumë shqiptarë, ndaj shqetësimi i tij nuk mbetet Rama por e djathta e vendit që duhet të propozojë një emër për kandidat për president.
“E kam shumë merak shkeljen e parimeve. Do ju them që PD dhe kjo opozitë 30 vjeçare që ka bërë krenar shumë shqiptarë dhe nuk mund të quhet historia 12 vjeçare e skutave. Ka pasur ditë të mira dhe të këqija, por përgjithësimi sikur politika po fillon sot për herë të parë nuk i shërben këtij procesi.
Nëse nuk dimë historinë e shtëpisë tonë, nuk bëjmë dot historinë e një shtëpie të përbashkët prandaj është mirë të mos bëjmë përgjithësime. Mendoj që kemi pasur angazhime në momente të vështira politike për të treguar edhe atë që thatë ju për manipulimin e zgjedhjeve, nuk na i ka dhënë kush gati, kemi marrë mbështetje, nuk i kemi mbushur mendjen njeriu tjetër por partnerëve tanë, besoj që do të ketë kritere në radhë të parë në atë që besojmë ne si opozitë dhe pastaj të bashkohet pjesa tjetër por në fund të fundit do të vijnë tek emrat.
Nuk kam shqetësimin se çfarë do të bëjë Edi Rama dhe mazhoranca, por qëndrimi që ne ndërtojmë me kushtetutën dhe qytetarët shqiptarë. E djathta e këtij vendi brenda vetes së saj politikisht e ka të mundshme të tregojë që jemi serioz për një president mbi palët dhe bën kapërcim nga pikëpamja institucionale. Besoj se mund të diskutojmë me njëri-tjetrin për të arritur në këtë pikë. Nëse do të pres pafund, pse duhet të marrim pjesë në 3 raunde. Nuk kemi pse marrim pjesë në asnjë raund tjetër, nuk do bëjmë fasadë e plotësimit të kuorumit”, tha Mediu.