Mediu: Në raport nuk është shënjestër vetëm Kosova por edhe Shqipëria

21 Korrik 2022, 12:42

Fatmir Mediu ka folur për raportin Dick Marty-t nga Kuvendi ku ka thënë se shënjestra e tij nuk ka qenë vetëm në Kosova por edhe vendi ynë.

'Ajo që po ndodh në Bosnjë Hercegovinë ndarja që po ndodh në Malin e zi janë tendenca të qarta për të krijuar dinamika të tjera. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova por edhe shqiptarët, lexojeni raportin e Dick Marty,për të na bërë fajtorë duke përdorur një kukull, i cili thotë se jam i kërcënuar nga shërbimet serbe. Janë 12 mijë të vrarë 20 mijë të dhunuar. Në KiE duhet të kërkojmë hetimin se rezoluta e Dick Marty është koka e të gjithë lëvizjeje që ka bërë Rusia dhe Serbia.'- tha Mediu