ELBASAN - Një megaoperacion antidrogë ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Qarkun e Elbasanit. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 40 persona të arrestuar, ndërsa aksioni blic është kryer me vendim gjykate të shkallës së parë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar nga policia të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme.
Operacioni është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazh, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.













