Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër-arreste, Sula: U ekzekutua vetëm ai për Arben Ndokën! Të fortët i lajmëruat ju

6 Qershor, 13:06

Deputeti i PD, Dashnor Sula, nga Kuvendi foli edhe për megaoperacionin e SPAK, nga i cili u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër arreste më 17 maji.

Sula tha se urdhri u ekzekutua vetëm për ish-deputetin e PS Arben Ndoka, ndërsa personat e tjerë të cilët ai i cilësoi si ‘të fortët’, u lajmëruan më parë nga Policia e Shtetit.