Megaoperacioni ‘Tempulli’, zbardhet harta! Grupet kriminale e shisnin drogën tek ish-Blloku, Kombinati dhe tek ‘Ali Demi’

15 Shtator 2023, 20:32

Zona e ish-bllokut, Kombinatit, lagjes “Ali Demi”, Kinostudios dhe Laprakës ishin pikat kryesore ku shpërndanin lëndë narkotike anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë aksionit “Tempull”. Bazuar në të dhënat e policisë, Report Tv ka mësuar hartën e zonave të tyre të veprimit, ndërkohë që mes shpërndarësve ka edhe gra dhe persona të arrestuar më parë për çështje droge.