'Menaxheri' i vrasësve me pagesë, identifikohet bashkëpunëtori i katërt i ekzekutorit të biznesmenit Behar Sofia në Tiranë! Ishte në burg se rrahu gruan

26 Dhjetor 2021, 11:23 | Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 14:53

Hetuesët për zbulimin e vrasjes së Behar Sofisë 66 vjeç, në muajin shkurt të këtij viti në Tiranë, kanë venë në arrest dhe një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Bujar Leza 45 vjeç, aktualisht në burgun e Fushë-Krujës i arrestuar për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij. 45-vjeçari ishte koordinator mes porositësve dhe vrasësve me pagesë. Nga hetimet ka rezultuar se ka gjetur armën dhe biçikletën.

    KT/Shqiptarja.com