Meri Lalaj: Topalli një zonjë e hekurt në parlament! Në fillim Ramën e kam votuar dhe e kam dashur, por pas mandatit të parë të tërhiqej

24 Shkurt 2021, 21:45 | Përditesimi i fundit: 2021-02-24 22:12:34

Meri Lalaj kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim të Jozefina Topallit në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se do të kandidojë në Tiranë. Ndërsa foli për Topallin ajo tha se nuk e njeh personalisht por e konsideroi atë një zonjë të hekurt në kohën që ka qenë në politikë sidomos në krye të Kuvendit.

“Topallin se njoh nga afër shumë pak e njoh, e njoh se çka bërë në politike. Ajo  ka qenë një zonjë e hekurt në kuvend dhe e admiroj për këtë. Është një model shumë i mirë. Nuk e di ku do kandidoj, sjanë përcaktuar qartë. Në këto kohë më është bërë mendje dhallë ngaqë jepen shumë premtime. Ndryshimin do e bëja në arsim. Do shikoja kushtet se ku është shkolla jonë sepse kam qenë mësuese dhe e di si funksionon sistemi. Këtë fushë mund ta merrja për ta ndjekur”, tha ajo.