Merkato e verës 2021! Paris SG bëhet ‘galaktike’, Interi dhe Atletico buzëqeshin në fund

6 Shtator 2021, 15:49

Në horizont befasitë dhe shifrat stratosferike dukeshin shumë larg për shkak të krizës së pandemisë, por merkato e kësaj vere në futbollin europian ka qenë më shumë se e ndezur. 2.2 miliardët e eurove të humbura si pasojë e stadiumeve bosh sugjeronin se blerjet do ishin me pikatore, por askush nuk e kishte llogaritur se Paris SG në Francë do tregonte potencialin e saj më të frikshëm.