Merkel sot në Serbi nën masa të rrepta sigurie! 100 ushtarë, 400 policë e anëtarë të AntiTerrorit në gadishmëri! Në 14 shtator në Tiranë, takim me Ramën

13 Shtator 2021, 11:49

SERBI- Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan do të mbyllet me një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Ditën e sotme, kancelarja pritet të mbërrijë në orën 16:00 në Beograd ku do të qëndrojë një ditë për të mbërritur më pas në Tiranën zyrtare, në një takim me kryeministrin Edi Rama. Siç shkruajnë mediat vendase në Serbi, Merkel po pritet nën masa të rrepta sigurie.

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë do të vendosen në të gjithë rrugën përgjatë së cilës do të lëvizë Angela Merkel e ndërda pritet që të marrin pjesë 100 pjesëtarë të Xhandarmërisë, 400 policë,10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, si edhe disa ekipe zjarrfikësish dhe ato mjekësore do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Përgatitjet e tjera për ardhjen e Angela Merkel janë drejt përfundimit. Flamujt u vendosën para Pallatit të Serbisë, si dhe në Kullën Genex në Beograd, ku do të kalojë delegacioni.