Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Laç, plagosen burrë e grua

27 Nëntor 2023, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2023-11-27 11:34:25

Bilbil Baluku, 62-vjeç dhe Mimoza Baluku, 61-vjeç, kanë pësuar djegie në trup dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe