Merr flakë linja e tensionit në një shkollë në Laprakë, evakuohen nxënësit

17 Janar 2022, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2022-01-17 15:30:29

Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi” duke bërë që të evakuohen nxënësit.

Evakuimi i nxënësve është bërë për arsye sigurie. Si pasojë e një shkëndije elektrike kabulli i tensionit është këputur dhe ndodhet në murin rrethues të oborrit të shkollës duke  alarmua nxënësit që ishin aty dhe mësuesit. Për rregullimin e defektit kanë ardhur edhe punonjësit e OSHEE.