Merr ‘frymë’ juglindja, rikthehet qarkullimi i rrugës Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokim! Kreu i ARRSH: Hapet aksi provizor, minimalisht 2 muaj për rrugën alternative

3 Mars, 12:58 | Përditesimi: 3 Mars, 12:58

Rruga Librazhd-Prrenjas është hapur dhe ka rinisur qarkullimi normal i automjeteve, pas 11 ditëve bllokim. Rruga provizore është rreth 200-300 metra e gjatë. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli tha se “do të duhet rreth 60 ditë që të hapet rruga alternative”.

    A.M/Shqiptarja.com