Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim avokatin Bardhi Koçi, i cili merrte para nga klientët me qëllim që të ndërhynte përmes ndikimit në zyrtarë të drejtësisë.
Bashkë me të është dërguar për gjykim edhe qytetarja Pranvera Meshi, e cila kishte paguar avokatin që ai të ndikonte te një gjyqtar i Tiranës për një çështje ndaj saj.
SPAK ka evidentuar 3 raste të avokatit Bardhi Koçi që tentonte të ndërhynte te gjyqtarët. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Koçi ka qenë zyrtar i KLSH.

















