Meta akuza qeverisë për investimet publike: Në Shqipëri kushton 20 milionë euro kilometri i rrugës, në Francë 4 milionë

22 Gusht 2022, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2022-08-22 17:40:56

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot qeverinë për korrupsion me projektet për investimet publike. Meta tha se qeveria miraton projekti që janë disafish mbi kosto, ku pjesa më e madhe vidhen nga qeveria dhe firmat që marrin përsipër punimet.