Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS dhe PD kërkojnë ndryshime ligjore! Bushka: Në 'filtër' edhe ata që janë verifikuar më parë! Çollaku: Të hapen të gjitha dosjet

29 Korrik 2022, 15:52

Me pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta është bashkëpunëtor i Ish-sigurimit të Shtetit, socialistët dhe demokratët ndërmarrin 2 nisma të ndryshme ligjore, me të përbashkët, hapjen e dosjeve. Mazhoranca kërkon të verifikohen politikanët e zyrtarët me certifikatë të vjetër të pastërtisë së figurës, ndërsa Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-sigurimit të deklasifikohen dhe të aksesohen nga të gjithë qytetarët, e jo vetëm të prekurit.