Meta: Çmimi i naftës në bursë ka rënë, në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë! Bordi i Transparencës po rrjep qytetarët shqiptarë

17 Gusht 2022, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2022-08-17 14:14:38

Bordi i Transparencës për caktimin e çmimit të naftës po bën një rrjepje të mëshirshme ndaj qytetarëve shqiptar. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndal tek çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare, ku tha se është më i i ulët se në nivelet e para luftës në Ukrainë. Meta tha se vetëm në Shqipëri nuk po merren masa për konsumatorët, por merren në funksion të kryeoligarkut.