Meta: Durrësi është nën presionin e grupeve mafioze, jemi dëshmitarë për suksesin e importit të bananeve

11 Gusht 2022, 19:41

Ilir Meta, në takimin me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Durrës u ndal tek importi i bananeve dhe rastet e shumta ku është zbuluar se fshihej kokainë në kontenierët me banane që vijnë në port. Ndër të tjera theksoi se Durrësi është viktimë e korrupsionit dhe ndodhet nën presionin e grupeve mafioze.