Meta kandidon në listën e hapur në Tiranë/ Shabani në '5 pyetje nga Babaramo': Nuk bëhet dot deputet është në burg! Muça: Berishës i kërkoi 7 mandate të sigurt

10 Mars, 22:12

Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv po diskutohet për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuari Endri Shabani i Nismës Thurrje tha se edhe nëse Meta nëse do të fitojë si deputet nuk do të ushtrojë pasi është në burg. Meta do të kandidojë si deputet në listën e hapur në qarkun e Tiranës.

Ilir Meta nuk bëhet dot deputet se është në burg. Pra nuk e ushtron dot funksionin e për pasojë do ta humbasë dhe po të fitojë. Tani duke qenë se ai nuk e ushtron dot nuk e merr dot mandatin. Nuk betohet dot. Edhe ai e di që nuk e merr dot mandatin.