Meta: Kemi vetëm rrugën e Referendumit, të shpallim non grata Rilindjen mavi dhe blu! Mos shisni votën e mos tradhtoni Ilir Metën

25 Korrik 2022, 21:08

Sot me besa besë, me të gjithë shqiptarët e ndershëm të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu. Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për tju kërkuar që tju tregojmë të gjithë atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne por edhe gjithë botës se jemi popull me dinjitet, jemi popull europian që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por edhe të asaj mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një bazë logjistike për krimin e organizuar, tu themi që ky është vendi ynë dhe askush nuk mund të luajë. Kemi vetëm një rrugë, kjo rrugë është Referendumi”, tha Meta.

  •