Meta: KESH bleu energji kur priteshin reshjet, po e shet me çmim shumë të ulët në bursa

22 Nëntor 2022, 14:22

Në deklaratën për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se KESH ka blerë energji kur në fakt e dinte që do të binin reshje shiu, ndërsa e akuzon atë se tani po e shet më lirë në bursa. 

“Kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe veprimet tepër të vonuara, pasi situata kishte dalë nga kontrolli. Më e rënda është se KESH e bleu energjinë më shtrenjtë kur dihej se do kishte reshje dhe e shet shumë më lirë se në bursë në këto momente. Dështoi projekti i satelitit që u paguan 1.5 mln euro për të parashikuar me saktësi motin. Është e qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masat e improvizuara, reshje të tjera priten dhe është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të shpallet menjëherë, pasi kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave nga shteti, i cili duhet të dëmshpërblejë qytetarët”, tha Meta.

    No videos found.