Meta lihet në qeli, avokati: Pati debat me prokurorin! Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi

26 Qershor 2025, 14:37 | Përditesimi: 26 Qershor 2025, 14:37

GJKKO la në qeli Ilir Metën, ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani, në një prononcim për gazetarët zbuloi edhe çfarë ndodhi në seancën që zgjati rreth 4 orë. Avokati tha se Meta ka kundërshtuar provat e reja të SPAK me një fjalim për rreth 1 orë, ndërsa shtoi se e dinin që kreu i PL nuk do të lirohej, pasi po mbahet në qeli për arsye politike. Për kartën e kreditit që SPAK akuzon se e kanë përdorur për blerje dhe shpenzime jashtë shtetit, avokati tha se Meta nuk ka asnjë lidhje, por se ato i ka përdorur ish-gruaja Kryemadhi.

 

r.k./Shqiptarja.com