Meta në hetim për korrupsion dhe falsifikim formularësh! Lobimi, për 2 vepra penale parashikohet nga 7-15 vjet burg

25 Gusht 2022, 13:59 | Përditesimi: 25 Gusht 2022, 14:00

Por për çfarë po e heton SPAK Ilir Metën? Report Tv mëson se ish-presidenti dyshohet për 2 vepra penale,  korrupsion pasiv dhe falsifikim formularësh, dhe sipas ligjit, rrezikon deri në 15 vite burg.  Prokurorët kanë në duar kontratat e lobimit të Metës në SHBA me para që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP dhe pritet që me letërporosi të marrë të dhëna edhe në SHBA.

    KT/Shqiptarja.com