Meta në Shijak: Këtu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg duke helmuar njerëzit

6 Shtator 2022, 12:12

Pasi mori denoncimin nga qytetari dixhital, kryetari i Partisë së Lirisë shkoi vetë në Shijak për të parë djegiet e mbetjeve për të cilat akuzoi Bashkinë e 'Rilindjes'. Meta tha se ky është rezultati i vjedhjes së parave që duhet të shkojnë për plehrat të cilat digjen në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve.