Meta: Nëse do kemi koalicion në të ardhmen, kusht referendumi

16 Gusht 2022, 20:05

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se referendumi është angazhimi kryesor i partisë së tyre dhe këtë çështje nuk do e lënë pas dore për asnjë arsye. Meta thotë se edhe nëse do të ketë një koalicion me parti të tjera në të ardhmen, referendumi do jetë kusht i Partisë së Lirisë.

“Nëse do ikin edhe 100 mijë shqiptarë të tjerë, do jetë fatale për vendin tonë. Duhet të japim besimin që po luftojmë. Angazhimi unë për referendumet synon këtë gjë, të vendosë kontrollin e popullit mbi qeverinë e tij. Populli e vendosi me referendumin e ‘98, por ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që bën të mundur zbatimin e referendumit. Ne këtë e kemi çështje të parë. Ky është angazhimi ynë i parë në çdo koalicion në të ardhmen. Kushti jonë nuk është marrim kaq apo aq bashki.”, Tha Meta.

  •