Meta: Nga Presidenca mësova diçka që se dija, që ka një plan për të zhbërë sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës

25 Korrik 2022, 20:10

“Na duhet shumë punë që Shqipëria të ketë një qeverisje normale dhe të gumëzhijë nga zërat e gëzuar e fëmijëve dhe të rinjtë. Situata kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mund më t’ia delegojnë përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan të mirëllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipërisë”, tha Meta.

  •