Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë teksa përsërit akuzat ndaj Ramës dhe Dumanit

14 Maj, 12:30

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, kreu i PL-së mbante një trëndafil të kuq në dorë, çka i shkonte dhe me ngjyrën e xhaketës së tij.

Sakaq, Meta pas dëshmisë akuzoi Ramën se po tenton t’i rrëmbejë vulën e PL-së, teksa në Prokurori u thirr për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë për ndërhyrje në sistemin e serverëve të Partisë së Lirisë më datën 6 mars.