Meta përplaset me Bashën: Më ka inat se dua Berishën! M'u ul në gjunjë me lot në sy në Gjermani që të anuloja zgjedhjet vendore

20 Nëntor 2021, 16:24 | Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 16:24

Përçarja mes opozitës tashmë është thelluar edhe më shumë. Presidenti Ilir Meta i cili bëri publikisht fushatë dukë mbështetur opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, tashmë po përplaset në distancë kryedemokratin Lulzim Basha. Kjo përplasje vjen fill pasi Lulzim Basha në kuvend përfshiu Ilir Metën në ‘Trekëndëshin e Bermudës’, si aleat bashkë me Edi Ramën e Sali Berishën, në një kohë kur në partinë demokratike ish-kryetari me nismën ‘Foltorja’ po synon të marrë drejtimin e PD-së.

LR/Shqiptarja.com