Meta: Rilindja u tregua finoke dhe kapi Lulushin! Rama dhe Basha edhe sot janë bashkë! Bastardët do japin llogari për shkeljen e Kushtetutës

22 Tetor 2022, 12:30

Ilir Meta ka hedhur sërish akuza ndaj ish-kryedemokratit Luzlim Basha se ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të djegur mandatet në vitin 2019. Meta tha se Basha është marr peng nga Rama, për çështjen e rublave ruse, të cilën sipas tij Rama ia mbylli në prokurori dosjen. Kreu i Partisë së Lirisë tha se Basha dhe Rama po bashkëpunojnë sërish sëbashku.

"U tregua finoke Rilindja duke kapur Lulushin, mirëpo 5 vjet 9 vjet, nuk vazhdon dot kjo pafund, kjo histori teatër. Situata është më dramatike për Rilindjen se nuk shikon dritë në fund të tunelit. Poshtëruesin Lulishi, se ishte ai që në mënyrë të koordinuar, se kishte kapur peng ai dhe i mbylli çështjen, e kishte planifikuar prej kohësh djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Lulushi nuk pranoi as të regjistrohet në KQZ. Pse? Ishte interesi i PD që të mos regjistrohej. Respekto dekretin e presidentit që e kërkove vetë. Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Se ka ardhur në Shqipëri me zero investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë bashkë me Edi Ramën. Edhe sot që po flasim janë bashkë kundër pluralizmit politik, janë bashkë për të shkatërruar opozitën,. Se kanë ardhur nga jashtë në Shqipëri, që ët dy, kanë ardhur me porosi dhe sillen si ata kolonizatorët që shkon në vende të tjera i shfrytëzon, të merrnin ca të merrnin. Por llogaritë i kanë bërë gabim, pluralizmi nuk është ekzekutuar, por të triumfojë shumë shpejt, llogaridhënia do të jetë për të gjithë këtë bastardë që kanë dhunuar kushtetutën e Shqipërisë”, tha Meta.

    No videos found.