Takimi me ambasadoren Kim, Meta: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA! Patëm biseda të hapura dhe konstruktive

25 Shtator 2022, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2022-09-25 12:47:44

Në konferencën e tij për media, kreu i PL-së, u pyet për takimin e tij për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe sa i përket marrëdhënieve me diplomaten dhe nëse kjo e fundit e kishte cekur aleancën e tij me Berishën. Meta u shpreh se marrëdhëniet me SHBA kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të jenë ndërsa sa i përket kreut të ‘Rithemelimit’, Meta preferoi t’i shmangej pyetjes.