Meta zbardh takimin me Kim: I thashë se shpallja e Berishës ‘non grata’ është vepër e Ramës dhe Bashës! Ja çfarë të mire pati ky vendim

25 Shtator 2022, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2022-09-25 12:51:08

Pak ditë pasi priti në zyrën e Partisë së Lirisë ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, Ilir Meta ka zbardhur edhe takimin me diplomaten amerikane. Sipas Metës, ai i ka shprehur ambasadores Yuri Kim, se shpallja e Berishës ‘non grata’ është vepër e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, vendimet e gabuara të të cilëve ja kanë faturuar Berishës. Meta tha se ky vendim ka një të mirë, kjo për faktin se pa një vendim të tillë do të ishte Basha ende kryetar.