Mijëra dosje presin për gjykim, Ministri i Drejtësisë: Shumë shpejt procese gjyqësore edhe online

13 Korrik 2022, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2022-07-13 18:35:01

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.