Mijëra njerëz kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK në Hagë, Rama ndan pamjet nga sheshi ‘Skënderbej’: Zemra mal!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga sheshi “Skënderbej” , ku janë mbledhur mijëra njerëz të cilët kërkojnë drejtësi për gjyqin e padrejtë që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Zemra mal”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.
Theksojmë se kreu i qeverisë nuk mori pjesë në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj.
















