Milo në 'Repolitix': Pas 1996 nuk ka zgjedhje të lira në vend, fajtore politika! Ato të 1992 më të mirat

16 Korrik 2020, 22:20

Kryetari i PDS, Paskal Milo në një vlerësim të mbajtjes së zgjedhjeve në 30 vite demokraci tha se ato të 1992 ishin më të mirat ndonjëherë dhe të pakontestuara. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Milo tha se e keqja erdhi në vitin 1996 dhe prej atëherë nuk ka më zgjedhje të mira e të ndershme në vend, ku tha se PD bëri një masakër elektorale. Milo tha se për këtë e ka fajin politike dhe se Shqipëria nuk do të mundet kurrë të arrijë të zhvillojë zgjedhje me standarde që zhvillojnë fqinjët e saj.